Faqja e specializuar e vlerës së futbollistëve – “Transfermarkt” e ka zbuluar listën e klubeve që shpenzuan më së shumti për transferimin e futbollistëve në afatin kalimtar të janarit.
Listës i prin, pa ndonjë befasi, Manchester City.
Kampioni anglez ishte në gjendje t’i shpenzonte plot 218 milionë euro për ta përforcuar ekipin e tyre.
Një shifër astronomike kjo, e cila e demonstron potencialin ekonomik të klubit dhe ambicien e tij për të “luftuar” në të gjitha kompeticionet.
Nuk befason më as prezenca e klubeve saudite, të cilat përfunduan në podium: Al-Ahli SFC i dyti dhe Al-Nassr FC i treti.
Të dy klubet e Saudi Pro League investuan shifra të konsiderueshme parash për të siguruar lojtarë të dobishëm.
Në këtë afat kalimtar mjaft aktiv befasisht ishte Como.
Klubi italian i shpenzoi 49 milionë euro për 14 lojtarë, ndërsa e sheh veten në vendin e pestë.
Përpara tij, pra në vendin e katërt gjendet Leipzigu gjerman, me 55,50 milionë euro të shpenzuara në janar.
1. Manchester City – 218,00 milionë euro
2. Al-Ahli – 59,00
3. Al-Nassr – 57,00
4. Leipzig – 55,50
5. Como – 49,20
6. Wolverhampton – 48,81
7. Brighton & Hove Albion – 47,25
8. Stade Rennais – 45,65
9. Milan – 36,70
10. Tottenham Hotspur – 30,50
11. Manchester United – 30,00
12. Atlanta United – 26,95
13. Ipswich Town – 25,39
14. Juventus – 22,70
15. Bournemouth – 21,50
16. Club Estudiantes de La Plata – 20,48
17. Al-Sadd – 20,00
18. San Diego – 18,52
19. Cruz Azul – 18,04
20. Hoffenheim – 17,30