Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur për situatën e portierëve te skuadra.
Sipas Flickut, portieri i parë i skuadrës është polaku Szczesny, përpara Inaki Penas.
Megjithatë, kjo nuk ka të bëjë vetëm me Inakin ose me Szczesnyn, por me të gjithë ekipin, pasi sipas trajnerit gjerman ata marrin gjithmonë vendime që janë në të mirë të ekipit.
“Szczesny është portieri ynë i parë tani, është konfirmuar.
Nuk ka të bëjë vetëm me Iñaki ose Szczesny, por me të gjithë ekipin, dhe ne gjithmonë marrim vendime që janë në interesin më të mirë të ekipit, dhe kjo është qasja që unë dua të ndjek”, u shpreh trajneri.