Edlir Tetova: Jam i kënaqur, kemi kristalizuar manovrat

Futboll

Edlir Tetova: Jam i kënaqur, kemi kristalizuar manovrat

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 15:57
Edlir Tetova

Egnatia ka triumfuar në transfertë përballë Bylisit në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, të Ballshit përfundoi 1-3 në favor të rrogozhinasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri fitues, Edlir Tetova.

“Nga ndeshja jam i kënaqur edhe po të kishim kontigjent tjetër të lojtarëve, kështu do të ishte prap.

Ndeshja e parë është shumë e rëndësishme. Mendoj se e zgjidhëm ashtu siç e kishim përgatitur. Na munguan 3 sulmuesit që ishin në gjendje gripale dje, ishte paksa e pazakontë, por edhe zëvendësuesit bënë shumë mirë.

Normalisht që manovra është e kristalizuar, pasi u bë kohë. Unë e kam cilësuar edhe më para.

Të gjithë lojtarët si Ujka dhe Lushkja unë ja u ndryshoj vendet. E rëndësishme është që Ujka ta dijë ç’bën Ujka, Aleksi, apo Zejnullai. Kristalizim personaliteti? Sigurisht që po, është momenti. Sigurisht që kam gjëra për të rregulluar, por ekipi siç e pamë në ndeshjen e kaluar, duhet të fillojë edhe të vuajë.

Çdo lojtar mjafton të jetë i kënaqur dhe të japë më të mirën. Mjafton të bashkohet me grupin. Në momentin që ajo skemë ose manovër të nxjerr shumë shpejt nga porta, të gjithë janë të bindur, një lojtar që vjen në janar ose qershor, mendoj se do të futet shumë shpejt tek kjo lojë”, është shprehur Tetova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat