Nevil Dede e ka me arbitrimin

Futboll

Nevil Dede e ka me arbitrimin

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 15:58
Nevil Dede

Egnatia ka triumfuar në transfertë përballë Bylisit në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, të Ballshit përfundoi 1-3 në favor të rrogozhinasve.

Pas kësaj sfide ka folur trajneri i vendasve, Nevil Dede.

“Të jem i sinqertë interpretimi i ndeshjes ishte i mirë, por pësuam 3 gola. Më vjen keq për mundin. Teorikisht i bie që Egnatia është më e fortë se ne në letër. Shpërdoruam shumë raste në fillim të takimit. Ajo ç’ka më mrëziti më shumë janë gabimet që mund të shmangeshin, është e disata herë.

Po arrijmë në konkluzionin se për çfarë duhet të punoj unë, për çdo top harxhohet shumë minuta. Kam respekt për çdo arbitër, por jo deri në këtë pikë. Jam shumë i mërzitur dhe i zhgënjyer me arbitrimin. Sa herë goditej topi, harxhohej shumë kohë.

Jam i kënaqur me mënyrën si interpretuam, patëm rastet tona të shënimit.

Në letër Egnatia është ekipi kampion dhe përsëri pretendon diçka të tillë. Por shoh të njëjtën llogjikë menaxhimi, nuk ka nevojë Egnatia për ta ndihmuar, ose ja lëmë ne.

Kemi ndeshje kampionati dhe disa lojtarë kanë marrë ngarkesë shumë të madhe, virozat kanë qenë të shpeshta.

Për herë të parë sot nuk kemi pasur asnjë ankesë. Gjithësesi është një ndeshje Kupe, u mërzita vetëm për atë që thashë më parë.

Nuk po ankohem dha faull apo penallti. Po flas për mënyrën dhe tendencat që është e qartë.

Po harxhohej 30 sekonda për çdo anësore. Ja numëronte arbitri i katërt, 20 sekonda dhe u mbyll loja. Kjo më ka zhgënjyer dhe mërzitur shumë. Da Silva ka aftësi dhe shpresoj që t’i vëjë në funksion të skuadrës. Në fund fare objektivat tona nuk ishte patjetër të fitonim Kupën. Por gabimet janë evidente, duhet të rregullohen gjërat”, tha Nevil Dede.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat