Partizani nuk ia doli të fitonte në Laç, me çerekfinalen e parë që mbyllet 0-0 mes tyre.
Kurbinasit mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 20-të, port ë kuqtë nuk e shfrytëzuan dot avantazhin numeric.
Pas kësaj përballjeje ka folur Aleksandar Veselinoviq. Trajneri serb ka theksuar se:
“Barazimi? E kam thënë dje para ndeshjes, se kjo është vetëm ndeshja e parë.
Ndjenjat i kam të përziera. Ndeshja nuk ka qenë shumë e bukur për t’u parë ka patur shumë dyluftime. Në pjesën e parë patën disa mundësi, por nuk i shfrytëzuam. Pas 0-0 duhet të bëjmë analizat tona. Sfida tjetër do të jetë më e vështirë se kjo.
Nuk bën diferencë nëse luan në shtëpi apo jashtë për mua. Kemi ndeshje që duhet t’i marrim me rradhë dhe tashmë kemi sfidën e kampionatit.
Interpretim ndryshe pas minutës së 20-të? Është pikëpamje, pasi gjithsecili e shikon nga mënyra e tij. Ndeshja e dyluftuar, por ajo që vlen të theksohet është se të gjithë lojtarët kishin mundësinë e tyre për të treguar veten. Në këtë ekip ka lojtarë të rinj që duhen mbështetur.
Më mirë ndeshja në kampionat apo Kupë? Është e vështirë t’i krahasojmë këto sfida. Çdo ndeshje ka specifikat e veta.
Me korrektësi e kemi mbyllur sfidën sot, sigurisht që ka gjëra për të rregulluar. Ndeshjet e Kupës janë të paparashikueshme. Vendet e ulëta mund të të eliminojnë. Do të shikojmë se çfarë do të bëjmë në fushën tonë”, ka përfunduar ai..