Futbollisti Albion Haxhiu i bashkohet skuadrës së 2 Korrikut të Prishtinës, e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B.
Mbrojtësi së fundit ka luajtur për ekipin e elitës së futbollit të Kosovës, Llapi i Podujevës.
“FC 2 Korriku ka kënaqësinë që të njoftoj opinionin se i ka siguruar shërbimet e futbollistit Albion Haxhiu, mbrojtësit 19-vjeçar që vije nga KF Llapi.
Haxhiu, pjesëtar i klubit “llapjan” që nga moshat e reja, është bashkuar me grupin e lojtarëve të udhëhequr nga Kryetrajneri Besim Ademi që për momentin ndodhet në Durrës duke e kryer fazën finale të përgatitjeve para fillimit të stinorit pranveror në Raiffeisen Ligën e Parë të futbollit në Kosovë.
I lindur më 13.06.2005, qendërmbrojtësi nga Podujeva u shpreh kështu pas arritjes së marrëveshjes me verdhë e blutë e kryqendrës", njofton FC 2 Korriku,
“Përvojë e re për mua, të cilën do të tentoj ta shijoj në maksimum.
Besoj se kam vepruar drejt me vendimin për të ju bashkuar 2 Korrikut, një klubi me të cilin jam ndeshur shpeshherë në garat si i ri.
Ju premtoj se do ta japë maksimumin dhe do të tentojë me të gjitha forcat që ta shpaguajë besimin e dhënë ndaj meje”, tha futbollisti.
"Kësisoj, me afrimin e Albion Haxhiut, numri i transfereve të FC 2 Korriku shkon në dy në afatin kalimtar dimëror”, njofton FC 2 Korriku.