Nga Raphinha deri te Harry Kane

Futboll

Nga Raphinha deri te Harry Kane

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 16:50
Raphinha

Jemi ende në gjysmë të sezonit futbollistik, por shumë muaj kanë kaluar dhe deri tani është kuptuar se kush mund të jetë fituesi i “Topit të Artë” në 2025.

Emrat kandidatë janë ata që luajnë për skuadrat më në formë të momentit ose për të cilat pritet një sukses në Champions League.

I pari në listë është Mohamed Salah, duke qenë se egjiptiani po shkëlqen me Liverpool dhe skuadra angleze është në garë për sezonin perfekt, duke fituar kampionatin dhe Champions League.

Pas tij vjen Raphinha, i cili po luan sezonin më spektakolar në karrierën e tij.

Nëse Barcelona bën befasinë në Europë, ai do të shpallej më i miri në botë.

Dy emra pas tij janë Lamine Yamal dhe Robert Lewandowski, të dy lojtarë të Barcelonës. Pas tyre renditen dy madrilenë, Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior.

Listën e favoritëve e mbyll Harry Kane. Duke qenë golashënuesi më i mirë dhe pika e referimit e një skuadre si Bayern, Kane mund të shpallet numri 1 në botë nëse Bayern fiton Champions League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat