Isi Manellari u shpall “Lojtari i Ndeshjes” në Kupën e Shqipërisë. Në takimin e zhvilluar mes Laçit dhe Partizanit mbyllur në “paqe” 0-0, mesfushori i kurbinasve u cilësua si më i miri. Lojtari u shpreh i lumtur që udhëheq bardhezinjtë dhe për barazimin e ekipit ndaj një rivali të fortë si “Demat”.
“Sigurisht që është një motivim për mua dhe për gjitrhë skuadrën. U munduam të fitojmë ndeshjen pavarësisht se ishim me 10 lojtarë. Bëmë maksimumin dhe në fund ia dolëm të merrnim një barazim.
Para 2 ditësh kemi patur një mbledhje me profesorin. Laçi ka fituar Kupën ka qenë në finale, nuk i dihet.
Besoj kanë ndrysguraa të dyja. Ka ndryshuar gjendja fizike dhe gjendja ime në fushë. Moduli ynë ka qenë që kur ka ardhur Moriero, që lojtarëve u është dashur të vrapojnë më shumë. Kjo më përshtatet si kartakter. Moriero më ka ndihmuar. Kam parë rritje tek vetja ime po edhe te Laçi që nga fillimi i kampionatit.
Ndihem shumë mirë. laqçi ka hisdtori në Superligë. Çunat janë të rinj, kokëulur që bëjnë punën e tyre. jam i lumrtur që jam kapiten i tyre. Jam i lumtur për Bibajn, për Cenon e për të gjithë djemtë”, u shpreh Manellari.