Lautaro Martinez kërkohet në Premier League

Futboll

Lautaro Martinez kërkohet në Premier League

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 17:04
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez po konsideron largimin nga Interi. Sulmuesi argjentinas sipas mediave britanike mund të ndryshojë klub këtë verë.

27-vjeçari argjentinas është kthyer në objektivin kryesor të Arsenalit, skuadër e cila i ka të gjitha pozicionet on top, por i duhet një sulmues i kalibrit botëror.

Interi nuk dëshiron ta shesë Lautaron, por mund ta bëjë këtë vetëm nëse në zyrat e klubit vjen një ofertë marramendëse. Arsenali pritet të paguajë një shifër të majme.

Në ishull shkruajnë se klubi londinez ka gati 70 mln euro për të. Interit kjo shifër i duket e ulët dhe mund të nisë bisedimet vetëm nëse Arsenali ofron 15 mln euro më shumë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat