Davies: Bayerni është shtëpia ime!

Futboll

Davies: Bayerni është shtëpia ime!

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 17:26
Alphonso Davies

Alphonso Davies u shfaq shumë i lumtur pasi rinovoi kontratën me Bayern Munich.

Për faqen zyrtare të klubit, mbrojtësi i majtë tha se klubi bavarez është kthyer në shtëpinë e tij.

“Jam shumë i lumtur që kam zgjatur kontratën me këtë klub të madh.

Erdha në Bayern kur isha 18 vjeç dhe thjesht doja të mësoja sa më shumë që të jetë e mundur për tu bërë një nga më të mirët në pozicionin tim.

Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj këtu. Bayern Munich është shtëpia ime”, tha mbrojtësi.

Davies është pjesë e Bayern Munich nga viti 2018, ndërsa zgjati bashkëpunimin me klubin, deri në verën e vitit 2030.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat