Egnatia vijon të kryesojë kampionatin “Abissnet Superiore” pas javës së 23-të.
Rrogozhinasit mbajnë vendin e parë me 42 pikë, dy më shumë se Vllaznia që renditet e dyta.
Duke iu referuar statistikave të kampionatit “Abissnet Superiore”, një detaj interesant është lista e lojtarëve që kanë luajtur çdo minutë gjatë këtyre 23 javëve, ose ndryshe të pazëvendësueshmit e kampionatit.
Vetëm katër futbollistë kanë luajtur çdo minutë të sezonit deri më tani. Angelo Tafas (Teuta), Gentian Selmani (Tirana), Lorran de Oliveira Quintanilha (Dinamo City) dhe Marco Alia (Skënderbeu) janë të vetmit që kanë grumbulluar plot 2070 minuta në “Abissnet Superiore”.
Një statistikë mjaft interesante, që tregon rëndësinë e këtyre lojtarëve në skuadrat e tyre përkatëse.