Bashkimi 1947 ka barazuar në ndeshjen miqësore me Pobedën.
Ndeshja e zhvilluar në Prilep u mbyll pa fitues pas 90 minutave me rezultat 1-1.
Golin për kumanovarët e shënoi përforcimi i fundit Fahrudin Gjurgjeviq.
Ky është goli i tij i dytë në miqësore për Bashkimin, pas golit me Osogovën në Kocanë.
Më 15 shkurt nis sezoni pranveror në Ligën e dytë, me çrast Bashkimi në Kumanovë e pret Borecin.