Harry Kane do të rikthehet në Premier League për të thyer rekordin

Futboll

Harry Kane do të rikthehet në Premier League për të thyer rekordin

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 18:02
Harry Kane

Gazeta “Bild” sot ka zbuluar një klauzolë të bujshme në kontratën e Harry Kane me Bayern Munich. Duket se sulmuesi anglez po planifikon largimin, sepse ka një synim tjetër.

Kane mund të largohej në merkaton e janarit për 80 mln euro ose mund ta ushtrojë klauzolën në merkaton e verës me shifër 65 mln euro, nëse transferohet në Premier League.

Sulmuesi anglez mund të bëhet golashënuesi më i mirë në Premier League, nëse kthehet për të luajtur në një skuadër angleze. 65 mln euro nuk është shifër e lartë për një lojtar të kalibrit të tij.

Bayern është i informuar për qëllimet e lojtarit dhe po mendon për pasuesin. Ai është lojtari i Leipzig, Benjamin Sesko, i cili kushton 75 mln euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat