Kualifikimi mbetet për t'u vendosur në Shkodër

Futboll

Kualifikimi mbetet për t'u vendosur në Shkodër

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 22:26
Elbasani

Është mbyllur takimi i Kupës së Shqipërisë. Sfida e parë mes Elbasanit dhe Vllaznisë nuk ka parë fitues.

Të dy ekipet e Superiores luftuan në minutat e fudnit për të marrë gjithçka nga takimi i vakët mes tyre.

Nuk kishte shumë raste të prodhuara konkrete si nga verdheblutë ashtu dhe nga kuqeblutë. Në fund pati dhe "gjakra" të tensionuara.

Të dy tekinkët e klubeve bënë disa ndërrime për të ndryshuar disi rrjedhën e ngjarjeve, por supersfida e Kupës u mbyll pa gola dhe në “paqe”. Kualifikimi mbetet i hapur dhe do të vuloset në Shkodër në sfidën e dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat