Shqiptarët e Luganos rrezikojnë kreun në Kampionatin e Zvicrës

Futboll

Shqiptarët e Luganos rrezikojnë kreun në Kampionatin e Zvicrës

Nga: K. Goca Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 22:41
Pamje nga ndeshja

Lugano ka pësuar humbje në udhëtim, me rezultat 2:1 nga St. Gallleni.

Skuadra e Luganos rrezikon që nesër të humbin kreun e tabelës në rast të fitores së Baselit.

Portieir Amir Shaipi, futbollisti Uran Bislimi u paraqitën titullarë dhe Albion Hajdari nga minuta e 46-të për Luganon dhe Betim Fazliji nga minuta e 79-të për St. Gallenin.

Në fund të takimit Fazliji u ndëshkua me karton të verdhë.

Golat pëër St. Galllenin i realizoi Witzig (76' e 90+4'), dhe për Luganon Koutsias (27').

Pas javës së 22-të, Lugano kryeson me 38 pikë e St. Gallen renditet në vend të 6-të me 32 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat