UEFA nuk fal, dënon skuadrën e Romës dhe Eintrachtin 

Futboll

UEFA nuk fal, dënon skuadrën e Romës dhe Eintrachtin 

Nga: K.G. Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 23:18
Tifozët

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka dënuar klubin italian Romën, duke ia mbyllur pjesërisht stadiumin për ndeshjen e tyre në play-off të Europa League kundër Portos.

UEFA ka dënuar Romën për shkak të tifozëve gjatë ndeshjes kundër Eintracht Frankfurtit, të cilën romakët e fituan me 2:0, në xhiron e fundit të fazës së parë të Europa League.

Dy seksione të tribunës veriore të Stadiumit “Olimpico” në Romë do të mbyllen për ndeshjen ndaj Portos (pritet të luhet më 20 shkurt).

Komiteti Disiplinor i UEFA-s gjobiti gjithashtu Romën me 30 mijë euro. 

UEFA gjobiti edhe Eintrachtin (25,000 euro) për sjelljet e tifozëve. 

Klubit gjerman i është ndaluar të shesë bileta për ndeshjen e radhës jashtë fushe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat