Brajan Gruda u transferua tek Brighton në Premier League.
Talenti shqiptar ka folur në podcasting e klubit anglez, pasi iu bashkua si një përforcim me vlerë.
20 vjeçari foli për prejardhjen e tij si dhe zbuloi mesazhet nga tifozët shqiptarë.
Duket qartë afeksionimi i tyre për Grudën, të cilin e thërrasin t’i bashkohet Kombëtares.
Mbetet për të parë se çfarrë zgjedhjeje do të bëjë Brajani tani që aktivizohet në ligën më elitare të planetit.
“Mbiemri im është shumë i vjetër. Është i njohur në Veri të Shqipërisë.
Tifozët shqiptarë duan që unë të luajë për Shqipërinë. Më dërgojnë mesazhe. Nuk e kam vendosur ende”, u shpreh Gruda që la Mainzin dhe Bundesligan këtë merkato.