As laiku më i madh nuk e ka pritur një rezistencë të fuqishme të Koln-it, me të cilën skuadër u paraqit mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada.
Skuadra e Koln, anëtar i Bundesliga II, ka pësuar humbje pas 120 minutave, me rezultat 3:2 në Leverkusen nga kampioni gjerman Bayeri.
Kampioni në fuqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.
Koln për pak ka befasuar, fati sportiv nuk ishte me ta.
Futbollisti Granit Xhaka është paraqitur nga minuta e parë për Bayer Leverkusenin dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 70-të.
Për Bayerin shënoi Schick (51' e 90+6), Boniface (98’) dhe për Kolnin Downs (45+10') e Maina (54+).
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (2:2) por vazhdimet ishin me fat për vendasit.
Leart Paçarada është aktivizuar në minutën e 72-të për Koln-in.
Koln eliminohet nga kupa gjermane.