Endrick, mbreti i Real Madridit në Kupë e Mbretit

Futboll

Endrick, mbreti i Real Madridit në Kupë e Mbretit

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 08:35
Endrick

Endrick po shfrytëzon mundësitë e tij në Kupën e Mbretit, duke u bërë golashënuesi kryesor i Real Madridit në këtë garë.

Pas golit kundër Leganes, ai ka arritur tre gola në Kupën e Mbretit, përfshirë dy që shënoi kundër Celtas në çerekfinale.

Në vetëm 400 minuta të luajtura, Endrick ka shënuar pesë gola, duke tejkaluar Luka Modric, Fede Valverde dhe Arda Güler.

Ai ishte hero në ndeshjen kundër Celta Vigos, ku dy golat e tij në kohën shtesë ndihmuan Real Madridin të kualifikohej.

Me pesë gola këtë sezon, Endrick është golashënuesi i gjashtë i Real Madridit, pas Kylian Mbappé, Vinicius Junior, Rodrygo, Jude Bellingham dhe Fede Valverde. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat