Arsenali përgatitë ofertë rekorde për Lautaron

Futboll

Arsenali përgatitë ofertë rekorde për Lautaron

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Afati kalimtar i janarit sapo ka përfunduar, por skuadrat e mëdha evropiane tashmë kanë filluar të mendojnë për atë të verës së këtij viti.

Sipas portalit të lajmeve “Fichajes”, Arsenali është i interesuar për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

“Topçinjtë” thuhet se janë të gatshëm të paguajnë deri në 120 milionë euro për kampionin e botës. Kjo do të tejkalonte tarifën rekord të mëparshëm prej 116.6 milionë euro që Arsenali i pagoi West Hamit për Declan Rice në vitin 2023, përcjellë KosovaPress.

Martinez pritet të kompensojë mungesën e Gabriel Jesus për shkak të dëmtimit, i cili këputi ligamentin e kryqëzuar në janar, në Londër. Për “Nerazzurrët”, largimi i kapitenit të tyre do të ishte një humbje e madhe. Në 314 ndeshje për Interin, argjentinasi shënoi 144 gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat