Është mbajtur ditën e sotme shorti në Nyon të Zvicrës shorti për kualifikueset e Europianit U-21 të vitit 2027. Kujtojmë që ky turne kontinental i moshave do të organizohet për herë të parë nga Shqipëria, në bashkëpunim me Serbinë.
Në fushatën kualifikuese për “Shqipëri dhe Serbi 2027”, Kombëtarja U-21 nuk do të marrë pjesë pasi është e kualifikuar direkt si vend organizator.
Në këto eliminatore ndërkohë merr pjesë Kosova, e cila ka njohur tashmë kundërshtarët e saj me të cilët do të përballet që nga marsi i vitit 2025, kohë kur fushata nis.
Përfaqësuesja dardane është shortuar në grupin A me rivalë të fortë. Grupi i Kosovës U-21 ka 6 skuadra, ku spikat Spanja dhe Rumania. Dihet rivaliteti me rumunët, duke nisur që nga përplasja e të rriturve në Nations League. Tensionet ende nuk janë shuar dhe dardanët e vegjël do të kërkojnë “hakmarrje” ndaj ballkanasve.
Iberikët shquhen për fitimin e kompeticioneve të grupmoshave dhe tek 21 vjeçarët kanë plot talente që do t’i hapin punë Kosovës në rrugën për t’iu bashkaur Shqipërisë në këtë turne madhështor.
Grupi plotësohet nga Finlanda, Qipro dhe San Marino, kundërshtarë të kalueshëm për Kosovën.
Ndërkohë më poshtë ju njohim me të gjitha grupet e shortit të mbajtur në selinë e UEFA-s, në rrugën drejt “Albanaia and Serbia 2027”.
GRUPET:
Grupi A
Spanjë
Rumani
Finlandë
Kosovë
Qipro
San Marino
Grupi B
Portugali
Rep. Çeke
Bullgari
Skoci
Azerbajxhan
Gjibraltar
Grupi C
Francë
Zvicër
Islandë
Ishujt Faroe
Luksenburg
Estoni
Grupi D
Angli
Rep.Irlandë
Sllovaki
Moldavi
Kazakistan
Andorra
Grupi E
Itali
Poloni
Suedi
Maqedoni e Veriut
Mali i Zi
Armeni
Grupi F
Gjermani
Gjeorgji
Greqi
Irlanda e Veriut
Letoni
Maltë
Grupi G
Holandë
Norvegji
Slloveni
Izrael
Bosnje dhe Hercegovinë
Grupi H
Ukrainë
Kroaci
Hungari
Turqi
Lituani
Grupi I
Danimarkë
Belgjikë
Austri
Uells
Bjellorusi