Nga Iliria e Besëlidhja te Luzi e Sopoti

Futboll

Nga Iliria e Besëlidhja te Luzi e Sopoti

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Kategoria e Dytë ka hyrë në një fazë shumë interesante, ku tashmë pikët vlejnë shumëfish. Skuadrat tashmë kanë kthyer menjëherë fokusin te duelet e radhës.

Java e 14-të e Kategorisë së Dytë do të luhet e ndarë në 2 ditë. Saktësisht skuadrat e grupit A do të luajnë ditën e shtunë dhe ekipet e grupit B do të zbresin në fushë ditën e dielë.

Të shtunën, Basania do të sfidohet me Tërbunin, Adriatiku pret Veleçikun, ndërsa ‘kokë më kokë’ do të përballen Iliria dhe Besëlidhja. Interesante janë edhe duelet Murlani – Luftëtari, Albant – Sopoti dhe Gramshi – Luzi.  

Ndërkohë të dielën është radha e të tjera dueleve të rëndësishme. Tomori pret Këlcyrën, Butrinit luan në transfertë ndaj Orikut, njëjtë si Trubina ndaj Shkumbinit. Duele të tjera janë Devolli – Delvina dhe Maliqi – Memaliaj, ndërsa pushim këtë javë është Luftëtari.

Ndeshjet:

Të shtunën, grupi A:

Basania – Tërbuni

Adriatiku – Veleçiku

Iliria – Besëlidhja

Murlani – Naftëtari

Albanët – Sopoti

Gramshi – Luzi

Të dielën, grupi B:

Tomori – Këlcyra

Oriku – Butrinti

Shkumbini – Turbina

Devolli – Delvina

Maliqi – Memaliaj

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat