Spikat Flamurtari – Besa

Futboll

Spikat Flamurtari – Besa

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 13:19
Ndeshjet

Ekipet e  Kategorisë së Parë ndryshe nga skuadrat e Superiorjes prej ditësh kanë zhvilluar përgatitjet për ndeshjet e radhës. Kështu java e 22-të e kampionatit do të luhet në fundjavë.

Saktësisht ditën e shtunë do të luhen të gjitha përballjet, ku ekipet do të zbresin në të njëjtën orë, 13:30.

Duele mjaft interesante janë në program dhe që marrin vëmendjen e tifozëve.

Apolonia do të presë në shtëpi Pogradecin, ndërsa Kastrioti do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Korabin. Interesante janë përballjet mes Valbonës – Lushnjes dhe Kukësit – Burrelit.

Padiksutim e gjithë vëmendja do të jetë te sfida e pretendentëve për titullin, ku Flamurtari do të presë Besën e Kavajës.

Pak më të lehtë në letër do ta ketë Vora, e cila pret në shtëpi Erzenin, teksa sfidohen mes tyre dy skajet e tabelës së klasifikimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat