Skënderbeu luan sërish me Dinamon ditën e sotme por kësja here për Kupën e Shqipërisë.
Pritet një luftë dhe surpriza nga korçarët, ashtu siç bënë dhe në takimin e Superiores.
Bardhekuqtë u përballën me dinamovitët po në “Elbasan Arena”, javën e kaluar. Sot po ky impiant do të jetë pritës i një sfide Dinamo-Skënderbeu, që vlen më shumë pasi një fitore të dërgon me një “këmbë” drejt gjysmëfinales së Kupës. Kalimi i turit do të thoshte afrimi me finalen, fitimi i një trofeu në fund të sezonit dhe dërgimi në Europë.
Kjo vlen më shumë për skuadrën e Gjokës, pasi blutë me siguri do të mund të kapin Europën nga Final Four. Tekniku Ernest Gjoka u ka kërkuar djemve impenjim maksimal, edhe pse Superiorja është me më përparësi në fakt për të evituar rënien.
Sidoqoftë, juglindorët nuk e anashkalojnë këtë kompeticion dhe duan të godasin Ilir Dajën siç bënë në kampionat, ku befasuan. Një befasi e re do të thoshte më shumë shanse në sfidën e dytë që i jep Skënderbeut avantazhin fushë dhe tifozerinë në krahë.