Maqedoni U21 në grup me Italinë, Suedinë, Poloninë…

Futboll

Maqedoni U21 në grup me Italinë, Suedinë, Poloninë…

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Maqedonia U21 mësoi emrat e kundërshtarëve për eliminatoret e Kampionatit Evropian të vitit 2027, i cili do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi.

Maqedonia u përzgjedh të jetë në vazon e katërt, ndërsa përball do të ketë Italinë nga vazoja e parë, pastaj Poloninë, Suedinë, Malin e Zi dhe Armeninë.

Eliminatoret do të nisin më 17 mars dhe do të vazhdojnë deri më 6 tetor të vitit 2026.

Sfidat e balotazhit zhvillohen më 9 dhe 17 nëntor të vitit të ardhshëm.

Kualifkim të drejtpërdrejtë sigurojnë 9 fituesit e grupeve dhe ekipi më i mir ënë vendin e dytë në grupe.

Tetë ekipet e tjera në vendin e dytë do të zhvillojnë përballje të plej offit dhe fituesit fitojnë vizën e garimit në Evropianin e vitit 2027.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat