Arsenali ofron 120 milionë euro për Lautaro Martinez

Futboll

Arsenali ofron 120 milionë euro për Lautaro Martinez

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 14:56
Lautaro Martinez

Skuadra e Arsenalit është gati të paguajë 120 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas të Inter, Lautaro Martinez.“Sulmi” nga ana e skuadrës angleze për Martinez do të nisë në verë.

Kontrata e Lautaro Martinez me zikaltrit skadon në vitin 2029 dhe kostoja e transferimit të tij kap kuotën e 100 milionëve. Shumë të cilën

Lajmin e konfirmon “fichajes.net”, që sqaron se sa shumë ndihet mungesa e një sulmuesi te skuadra londineze.

Edhe pse trajneri Arteta kërkoi një përforcim në sulm ai nuk erdhi.

Arsenali është gati ta paguajë.

Për momentin nuk ka patur asnjë koment si nga klubi italian ashtu dhe ai anglez, por duket se “topçinjtë”  synojnë argjentinasin për të zgjidhur problemet në sulm, pas dëmtimeve të Saka dhe Sterling.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat