I aktivizuar së fundi nga trajneri Ruben Amorim si sulmues, i riu anglez Kobbie Mainoo duket se po ndihet më komod te skuadra e Manchester United. Ai mori lëvdata nga trajneri portugez edhe pse gjërat nuk kanë shkuar gjithnjë mirë për “djajtë e kuq”.
“Ashtu sikurse e prisnim, ndeshjet janë të vështira. Është e rëndësishme të vazhdojmë të fitojmë gjithnjë e më shumë, pasi ne duam të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur”, tha Mainoo për mediat.
Duke folur për tolin e tij të ri, talenti 19-vjeçar shtoi: “Më pëlqeu kjo ide e re e trajnerit. Jam i lumtur që jam në fushë për Manchester United, por ky sezon nuk ka shkuar ashtu si duam”.
“Me trajnerin e ri po provojmë disa gjëra të reja dhe tani që kemi pak më shumë kohë gjërat ecin më mirë. Luajmë shumë ndaj nuk ka qenë e lehtë për të dhe për ne për të marrë maksiumumin”, tha Mainoo.