Më në fund pas dilemave se ku do të luhej derbi i fudnbjavës gjithçka ka marrë fund.
Vetë klubi i Partizanit ka përcaktuar gjithçka.
Klubi i kuq në një postim në rrjetet sociale ka zyrtarizuar gjithçka rreth çështjes së stadiumit. “Arena e Demave” ishte opsioni më i mirë i mbetur në tavolinë dhe derbi i kryeqytetit do të luhet në impiantin e “Demave”.
Orari është po ai i aluduari që në fillim, 13:30 në mesditë pasi Poliocia kërkon të ruajë standardet e sigurisë.
Sektori mik i rezervuar për bardheblutë është vetëm 5 përqind. Pra, diku tek 200 bileta i takojnë Fanatiksave.
Kjo është hera e parë që derbi më i ndjekur i futbollit shqiptar do të luhet në shtëpinë e re ët Partzianit që nga ndërtimi i stadiumit në Tufinë.