Sot në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës janë caktuar gjyqtarët e ndeshjeve të xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Dy ndeshje do të luhen të premten (nesër), dy të tjera të shtunën dhe një të hënën, në rikthimin e kampionatit elitar.
Kampioni aktual, Ballkani do të luajë nesër me Dukagjinin, kurse në të njëjtën kohë do të ballafaqohen Drita me Malishevën.
Të shtunën, Llapi në krizë të rezultateve do të ketë punë me Gjilanin, ndërsa Prishtina do t’i bëjë konak Suharekës.
Të dielën s’do të ketë ndeshje shkaku i zgjedhjeve nacionale në vend, ndërsa kjo xhiro do të mbyllet të hënën me ndeshjen mes Ferizajt dhe Feronikelit.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 19-të do të nisin prej orës 12:00.
Na pret një pranverë mjaft e nxehtë në elitën e futbollit, si në garën për titull, ashtu edhe në atë për të dalë në Evropë dhe për t’iu shmangur barazhit dhe rënies nga liga.
Më poshtë mund t’i shihni zyrtarët e ndeshjeve të kësaj xhiroje.