Redi Jupi tregon se si funksionon në UEFA: Është lobuar nga një person i vetëm

Futboll

Redi Jupi tregon se si funksionon në UEFA: Është lobuar nga një person i vetëm

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 15:27
Redi Jupi

Redi Jupi, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, zbuloi se si UEFA akordon eventet e futbollit dhe sqaroi se si Shqipëria fitoi organizimin e EURO 2027 të 21-vjeçarëve.

“UEFA nuk funksionon me aplikime, që të shqyrtojë ofertat me radhë. UEFA ia jep organizimin politikisht një shteti apo një tjetri. Në UEFA lobohet në mënyrën më të thjeshtë të mundshme.

Mos kujtoni se UEFA është ndonjë organizatë e përsosur, është organizatë aq vertikale sa nuk ua merr mendja. Duam apo nuk duam ne, këtë aktivitet e ka marrë një person i vetëm.

E ka dashur, ka lobuar atje vetë dhe e ka marrë. Një gjë tjetër që shikon UEFA në shpërndarjen e këtyre aktiviteteve është perspektiva që ka një shtet në zhvillimin e futbollit të brendshëm. UEFA shikon që ka probleme në infrastrukturë në Shqipëri, por edhe në Serbi.

Prandaj, UEFA vendos shtetet ku do organizohet dhe pastaj vjen edhe vetë për të kërkuar financim për futbollin vendas.

Por, të jesh e sigurt që nuk ka pasur shumë vende që kanë luftuar për të marrë organizimin e Evropianit”, deklaroi Jupi.

“Në momentin që UEFA ka vendosur për Shqipërinë, ka detyruar edhe Serbinë që të bashkëpunojë, pasi për ne ishte kafshatë shumë e madhe. Nëse do ta marrësh, do ta marrësh bashkë me këta i ka thënë. Me detyrim-përcaktim ka qenë”, shtoi Jupi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat