“Trajneri i Liverpulit nuk do të jetë më pak i shqetësuar për ndeshjen sesa Totenhemi”, tha Ange Postekoglu përpara përballjes me “Reds”-at në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës Karabao, në të cilën “Spërsat” vijnë me avantazhin 1-0.
“Është një shans i madh për të gjithë dhe këto janë ndeshjet në të cilat dëshironi të luani, përndryshe do të ishit në shtëpi në divan duke e parë nga TV”, tha ai.
I pyetur nëse do të ndryshojë filozofinë e tij për këtë ndeshje, ai tha: “Varet se çfarë mendoni ju se është filozofia jonë.
Filozofia ime është të përpiqem dhe të fitoj ndeshjet e futbollit. Nëse njerëzit nuk e kanë kuptuar filozofinë time pas 26 vitesh menaxhim, nuk mendoj se asgjë që them tani do ta ndryshojë këtë”.