Këshilli i Qytetit të Munihut nuk merr përsipër organizimin: Kushton shumë!

Futboll

Këshilli i Qytetit të Munihut nuk merr përsipër organizimin: Kushton shumë!

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Gjermania mund të jetë pjesë e “UEFA Nations League Final Four 2025” nëse mund Italinë në çerekfinale, por finalet mund të mos luhen në qytetin e Mynihut.

Siç dihet UEFA ka vendosur që t’ia besojë organizimin e këtij eventi Gjermanisë nëse mund Italinë dhe “Allianz Arena” thuhej se ishte qyteti i duhur.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Qytetit të Mynihut mësohet se është votuar kundër një shansi të tillë. Anëtarët kanë argumentuar me shpenzimet e mëdha që do të jetë qyteti në muajin maj pasi do të organizohet finalja e madhe e Champions League.

Një event si ky do ti kushtojë arkave të qytetit rreth 7.8 mln euro.

Nëse Mynihut do të pranonte që të organizonte finalen e Nations League 2025 atëherë në atë qytet do të mbahej edhe një gjysëmfinale dhe kostot për këto dy takime do të ishin rreth 12 milionë euro. Shifër kjo shumë herë më e madhe nga benefitet që do të kishte qyteti në rast se do të organizonte këto takime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat