Afrimi i ri te Juventus

Futboll

Afrimi i ri te Juventus

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 16:18
Loid Keli

Mbrojtësi i ri i Juventusit, Loid Keli, ka dhënë intervistën e tij të parë si lojtar bardhezi për kanalet zyrtare të klubit, duke shprehur entuziazmin për këtë aventurë të re.

“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme për të qenë pjesë e këtij klubi. Juventusi ka një histori të madhe në Itali dhe çdo lojtar e di se çfarë do të thotë të veshësh këtë fanellë. Unë jam krenar që jam këtu, mezi po pres të filloj të luaj.”

Më pas Keli e përshkroi veten si një mbrojtës fizik dhe agresiv.

“Unë jam një lojtar agresiv, më pëlqen të mbrohem dhe të fitoj duele një me një. Më pëlqen të rrezikoj, por gjithmonë me synimin për të mbajtur portën e pastër.

Do të jap gjithçka në stërvitje dhe në ndeshje”, tha ndër të tjera afrimi më i ri i Juventusit, Loid Keli, që u transferua nga Njukasëlli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat