Shoqata Rajonale e Futbollit Durrës mban Asamblenë e Përgjithshme Vjetore këtë të premte!
Shoqata Rajonale e Futbollit Durrës (SHRFD) do të zhvillojë këtë të premte Asamblenë e Përgjithshme Vjetore, ku do të shqyrtohen dhe miratohen një sërë çështjesh të rëndësishme për funksionimin e saj.
Në rendin e ditës përfshihen raportimi mbi aktivitetet e Shoqatës, miratimi i pasqyrave financiare dhe buxhetit për vitin 2025, si dhe zgjedhja e delegatëve që do të përfaqësojnë SHRFD-në në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së.
Një nga pikat më të rëndësishme të diskutimit do të jetë ndryshimi i emblemës së Shoqatës, duke e bërë atë më të përshtatshme për vitet e ardhshme dhe zhvillimet e reja të futbollit në rajonin e Durrësit.