A do të shkojë Karim Adejemi në Serinë A?
Pyetja është legjitime, duke qenë se të dyja negociatat për ta sjellë në Itali kanë dështuar.
I pari që provoi ishte Juventusi, i cili verën e kaluar kishte arritur një marrëveshje me lojtarin, por jo me Borusia Dortmundin, ndërsa Napoli javët e fundit ka provuar gjithçka për ta blerë atë si zëvendësues të Kvarës, por u refuzua nga vetë lojtari.
“Nuk mbaron këtu”, shkruan Tuttosport. Kristiano Xhuntoli në fakt është rilidhur me babanë e sulmuesit në funksion të një përforcimi në merkaton e radhës.
Kontrata e lojtarit të lindur në 2002 skadon në vitin 2027, por cikli i tij në Dortmund duket se ka përfunduar, ndaj largimi i tij duket se është në planet e gjermanëve. Pikërisht nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi, që mund ta blejë Adejemin në verë.