Rekord të ri shitjesh

Futboll

Rekord të ri shitjesh

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 17:23
Santiago Gimenez

Milani del nga merkato e janarit tërësisht i transformuar dhe fytyra simbolike e fushatës së transferimeve të kuqezinjve është ajo e Santiago Gimenez, i cili zuri vendin (dhe numrin) e Alvaro Moratas dhe shijoi për herë të parë “San Siro”-n, duke parë derbin nga tribuna.

Mbrëmjen e djeshme kundër Romës, sulmuesi i ardhur nga Fejnord mundi të debutojë zyrtarisht me kuqezinjtë, por në pritje të përgjigjeve të mëtejshme nga fusha, meksikani e ka vendosur tashmë një rekord të ri.

Prej disa kohësh, tifozët e Milanit presin një lëvizje që mund të ndezë imagjinatën dhe përgjigja përsa i përket entuziazmit ishte e menjëhershme. Dëshmia vjen nga të dhënat e fanellave të shitura.

Dyqani me veshjet zyrtare të klubit u pushtua nga kërkesat e shumta, madje edhe para mbërritjes së sulmuesit, rezervimet e uniformave të reja në faqe ishin rritur me 543% në 24 orë dhe pas njoftimit zyrtar shitjet e përgjithshme u rritën me 388%.

Një normë shitjesh që “Djalli” nuk e kishin shijuar prej vitesh dhe që madje e kalon atë të regjistruar nga Zlatan Ibrahimoviç, kur u kthye te kuqezinjtë për fundin e karrierës së tij. Sukses i madh edhe në SHBA dhe Meksikë, ku fanellat tashmë janë shitur tërësisht dhe është e pamundur të gjesh.

Edhe nëpërmjet porosive në rrjet, përsëri pritja do të duhej të kalonte javën deri në dorëzim. Kujtojmë se Santiago Gimenez kaloi te Milani për 28.5 milionë euro, por mes klubit italian dhe Fejnordit ka edhe një sërë akordesh (prezenca, gola, objektivat ekipore) të tjera në kontratën e shitjes, që mund ta çojnë vlerën e operacionit në 35 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat