Buffon: Juve po has në vështirësi më shumë sesa pritej

Futboll

Buffon: Juve po has në vështirësi më shumë sesa pritej

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 17:29
Gianluigi Buffon

Ish-portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka komentuar situatën aktuale të torinezëve, duke pranuar se ish-skuadra e tij po has në vështirësi më shumë sesa pritej.

"Nuk di ku ta vë theksin, sepse vetëm ata që janë brenda e dinë se çfarë po shkon mirë dhe çfarë jo. Si tifozë nga jashtë, ne shohim vetëm rezultatet”, tha ai.

Ai ka folur edhe për transferimin e Nicolo Fagiolit te Fiorentina.

“Si tifoz dhe menaxher i Italisë, do të ishte më mirë për ne që Fagioli të luante rregullisht, pasi do të kishim një element shtesë në kombëtare.

Duke marrë parasysh historinë e tij, do të preferoja ta shihja ta përfundonte karrierën te Juventusi, por ekziston nevoja dhe prioritete si për lojtarin ashtu edhe për klubet”, theksoi ai.

Ish-gardiani’ italian ka folur edhe për kampionatin e Serisë A.

“Mendoj se renditja aktuale reflekton dhe shpërblen saktësisht skuadrat për atë që kanë bërë deri tani. Interi dhe Napoli do ta konfirmojnë këtë deri në fund”, ka pohuar Buffon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat