Skënderbeu arriti të mundë në transfertë Dinamon me rezultatin 2-0 në raundin e parë të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Në përfundimin e takimit, trajneri i dinamovitëve Ilir Daja doli në prononcim për mediat.
“Ajo që ndryshon nga ndeshja e kampionatit me këtë këtu, pasi pësuam atë gol në kundërsulm, duke parë dhe si mbrohej Skënderbeu dhe që kanë një ekip me lojtarë të shpejtë pritej të na godisnin në kundërsulm.
Aty ku duhej të reagonim u ndëshkuam me autogol.
Nuk kishim më forcë të sulmonim edhe në ato pak raste që na u dhanë. Ajo që mund të kishim ndrysham ishin linjat e sipërme të sulmit dhe të brëndshmen. Por nuk kemi lojtarë për këtë pjesë pasi janë të dëmtuar. Ajo që shoh në ekipin tonë kemi një 11-she të mirë, ata lojtarë që hyjnë në fushë duhet të bëjnë një punë shumë të madhe që të marrin fanellën e titullarit.
Nuk besoj se djemtë e kanë marrë lehtë ndeshjen, pasi ne e kemi objektiv Kupën edhe pse kemi marrë një rezultat të vështirë. Kemi një ndeshje jo të lehtë pasi luajmë në Korçë. Duhet të ishim më shumë të duruar në qarkullimin e topit për të gjetur zonat e përshtatshme për të penetruar topin dhe të mos dorzojmë topin.
Në pjesën e dytë u luajtën shumë topa gabim, kur merrnim zona që duhet t’i merrnim i bënim me kurriz nga porta kundërshtare. Mandela është një lojtar i rëndësishëm i joni, por nuk mendoj se duhet të jemi të varur pas një lojtari.”, u shpreh Daja.