Një nga lajmet që qarkulloi për shumë ditë në merkaton e janarit ishte interesimi i Manchester City për Andrea Cambiaso-n.
Ky interesim i “Qytetarëve” dhe mbi të gjitha shumat e përmendura për finalizimin e transferimit ku flitej për 65 milionë euro, habitën jo pak tifozët, ku shumë prej tyre e konsideruan si një thashethem merkatoje, ose të tjerë e quajtën mënyrë marketingu për mbrojtësin.
Giovanni Bia, agjenti i Cambiaso, në një intervistë ditën e sotme për “Radio Goal” konfirmoi që interesi i Guardiolës për lojtarin e tij ka qenë i vërtetë.
“Unë ju them se gjithçka që ka dalë në media në lidhje me negociatat mes City dhe Cambiaso-s është e vërtetë. Është e vërtetë që Guardiola e donte atë, por Juventus duhet të shpjegojë se çfarë ndodhi”, tha agjenti i lojtarit.
Edhe pse nuk u transferua në merkaton e janarit, po përflitet që ky operacion do të finalizohet në merkaton e verës. Agjenti i Cambiaso-s nuk pranoi të komentonte nëse lojtari i tij do të trasferohet në verë te City, por thjesht pranoi që interesimi i “Qytetarëve” ka qenë i vërtetë.