Baseli ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Luzernit në kuadër të kampionatit zviceran.
Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i pakapshëm për mbrojtjen rivale.
Kapiteni Shaqiri ka shënuar dy gola, në minutën e 4-të dhe të 57-tën, të dyja nga penalltia.
Shaqa i pagabueshëm nga penalltitë.
Winkler shënoi në minutën e parë për Luzernin.
Kapiteni Xherdan Shaqiri dhe Leon Avdullahu janë paraqitur nga minuta e parë për Baselin.
Shaqiri është zëvendësuar në minutën e 76-të.
Pas javës së 22-të, Baseli tani është lider i ri me 40 pikë, duke lënë pas Luganon me 38 e Luzernin me 36 pikë.