Skënderbeu sërish befason Dinamon si në Superiore

Futboll

Skënderbeu sërish befason Dinamon si në Superiore

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 22:03
Foto ilustrim

Është mbyllur takimi i fundit i vajtjes së Kupës së Shqipërisë. Skënderbeu ka bërë surprizën në Elbasan dhe ka fituar.

Korçarët sërish i kanë bërë “hatanë” Dinamos. Ashtu si në Superiore, ku para disa ditësh juglindorët i morën barazimin 1-1 dinamovitëve dhe kësaj here në Kupë bardhekuqtë nuk janë kursyer në trajtimin e “Nëndetëses”.

Klubi korçar fitoi 2-0 në “Elabsan Arena” aty ku u luajt dhe sfida për kampioant. Djemtë e Gjokës e nisën më mirë pjesën e dytë. Sulmuesi kryesor i skaudrës gjeti golin e parë falë aftësive individuale, ndërsa më pas blutë u hutuan. Goli i dytë dhe i fudnit i takimit erdhi si pasojë e gabimit të mbrojtësit brazilian që shkatoi autogol.

Skënderbeu pati dhe rast për golin e tretë, që mërziti Ernest Gjokën ngaqë nuk u konkludua. U vërejt një paarqotje supeër e Marco Alias që i mohoi golin si Dejvi Bregut nga goditjet ose rasti i faullit dhe Ardit Tolit që nuk reshtiu së godituri portën për të gjeturn golin e zbutjes së avantazhit.

Klubi nga qyteti i Korçës shkon i qetë në ndehsjen e ardhjes, ku në shtëpi do të kërkojë të mos çcojë dëm 2 golat e sotëm dhe të kalojë turin e Dinamon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat