Futbollisti Xherdan Shaqiri është në formën më të mirë dhe sonte është më i merituari për fitoren e Baselit, me rezultat 2:1 ndaj Luzernit, në takimin e javës së 22-të të Kampionatit të Zvicrës.
Shaqiri ka shënuar dy gola, të dyja nga penalltia.
“E shihnit që Luzerni është në formë të mirë.
Ne donim të merrnim kryesimin në tabelë dhe ia dolëm.
Nuk e nisëm në mënyrë perfekte, por dëshmuam se mund ta kthejmë lojën.
Ne besojmë në cilësitë tona”, tha Shaqiri, transmeton mediumi zviceran “Blick”.
Pas javës së 22-të, Baseli tani është lider i ri me 40 pikë, duke lënë pas Luganon me 38 e Luzernin me 36 pikë.