Tirana e pashpresë në derbi

Futboll

Tirana e pashpresë në derbi

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 11:03
Pamje nga një ndeshje

Tirana do të luajë këtë të diel përballë Partizanit, supersfidën e vlefshme për javën e 24-të të Superiores.

Derbi që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, do të nisë në orën 13:30.

Një Tiranë që do të kërkojë të paktën pikë, pasi fitorja është shumë e vështirë për ta. Diçka të tillë kundër Partizanit nuk e shijojnë që nga 2 tetori i vitit 2022, kur bardheblutë fituan për herë të fundit me “Demat”.

Plot 859 ditë pa fitore e bëjnë Tiranën disi të pashpresë edhe për këtë derbi.

Pritet të shihet nëse Bledi Shkëmbi dhe ekipi i tij do të mund të thyejnë “mallkimin e kuq” që i përndjek për 2 vite, 4 muaj e 9 ditë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat