Organizimi i Europianit U-21 nga Shqipëria dhe Serbia, reagon për herë të parë Edi Rama

Futboll

Organizimi i Europianit U-21 nga Shqipëria dhe Serbia, reagon për herë të parë Edi Rama

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 11:11
Edi Rama dhe stadiumi

Vetëm pak ditë më parë Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, mori një vendim historik, duke zgjedhur Shqipërinë si një nga vendet organizatore të Europianin U-21 që do të zhvillohet në vitin 2027.

Krah Shqipërisë në këtë organizim, do të jetë edhe Serbia. Ndërsa ditën e djeshme është hedhur shorti për këto kualifikuese, me imazhin kryesor që ishte ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila.

Në krahun tjetër ky kompeticion, finalja e të cilit do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”, ka marrë edhe vëmendjen e personazheve që nuk janë pjesë e futbollit. Kryeministri i shqiptar, Edi Rama e ka nisur ditën më Euro 2027.

“MIRËMËNGJES dhe me Shqipërinë e  përzgjedhur nga UEFA, si një nga dy vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 në qershor të vitit 2027, por që do të mikpresë finalen në arenën kuqezi të Air Albania Stadium, ju uroj një ditë të  mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat