Alen zgjidhjet si lojtari më i mirë i sezonit të rregullt!
Organizatori i ekipit të Bafalo Bills, Xhosh Alen është vlerësuar si “MVP” (lojtari më i vlefshëm) i sezonit të rregullt në NFL-në amerikane.
Lojtari i skuadrës së shtetit të Nju Jorkut u vlerësua për sezonin e bërë me Bills edhe pse skuadra e tij u rendit e dyta në Konferencën Amerikane të Futbollit pas Kansas Sitit, e cila i mundi edhe në finalen e konferencës duke u “djegur” ëndrrën e madhe “Super Bowl LIX”.
“Jam krenar dhe shikoj se më shumë entuziazëm për këtë çmim kanë shafqur shokët e ekipit se sa unë”, tha 27-vjeçari, i cili fitoi këtë çmim për herë të parë në karrierë falë 28 “touchdown” të realizuara nga Bills falë pasimeve të tij nga distanca.