Tirana do të luajë këtë të diel derbin e shumëpritur përballë Partizanit, ndeshje që do zhvillohet në kuadër të javës së 24-të të Superiores. Sfida që do të luhet në stadiumin “Arena e Demave”, nis në orën 13:30.
Ndërkohë që shumë pak ditë para derbit, tifozët bardheblu duke nisur me provokime të shumta. “Tirona Fanatics” këtë herë ka vendosur nëpër rrugicat e kryeqytetit disa lajmërime vdekje, ku njoftohej se klubi i Partizanit nuk jeton më.
“Të dielën do vijm me ju bo qokën!”, shkruajnë Fanaticsat në rrjetet sociale krah lajmërimeve të vdekjes.
Në “Arenën e Demave” pritet spektakël jo vetëm në fushë, por padyshim edhe në tribuna.