Inzaghi pas Fiorentinës: Ishte faji im, por ka edhe 15 ndeshje të tjera

Futboll

Inzaghi pas Fiorentinës: Ishte faji im, por ka edhe 15 ndeshje të tjera

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 11:28
Inzaghi

Interi ka bërë një tjetër hap të gabuar.

Ekipi zikaltër ka humbur në transfertë ndaj Fiorentinës në shifrat 3:0.

Inzaghi u shpreh se ekipi i tij e meritoi këtë humbje dhe njëkohësisht ka marrë të gjithë përgjegjësinë.

Ndryshe nga ndeshjet me Milanin ku trajneri zikaltër tregonte gabimet e arbitrave, këtë herë nuk kishte asnjë justifikim për lojtarët e tij, mungoi dëshira.

“Ishte një humbje e merituar, ajo që më mërizt më shsumë është se e merituam humbje, nuk treguam asgjë në fushë.

E dinim që Fiorentina do të mbrohej dhe ia dolën shumë mirë. E nisëm shumë keq dhe ikim të zemëruar në shtëpi.

Nuk kishim humbur prej katër muajsh. Mungoi cdo gjë dje, vrapimi, përqendrimi, agresiviteti.

Dhe në pjesën e dytë ishim më keq se në të parën.

Unë jam përgjigjës për këtë, por nuk koha për drama, nuk ka mbaruar ende asgjë, humbja e fundit në kampionat ishte para katër muajsh. -3 nga Napoli? Kanë ngelur edhe 15 ndeshje, nuk është koha për të parë tabelën”, tha Inzaghi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat