Janë publikuar formacionet zyrtare të dy ndeshjeve të Albi Mall Superligës, në kuadër të xhiros së 19-të.
Ballkani e pret Dukagjinin në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Kampioni aktual renditet në vendin e dytë me 33 pikë, kurse Dukagjini i shtati me 21 sosh.
![Image](/media/botasot.info/images/2025/February/07/auto_auto_476229250_923732586584102_8339732788830696294_n17389247551738925698.jpg)
Ndeshja tjetër interesante do të zhvillohet mes Dritës dhe Malishevës.
Gjilanasit janë liderë të tabelës me 40 pikë, ndërsa Malisheva e sheh vetën në pozitën e tretë me 33 sosh.
Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 12:00, kurse tani janë publikuar edhe formacionet zyrtare.