Rinovimi i Kimmich

Futboll

Rinovimi i Kimmich

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 12:17
Joshua Kimmich

Çfarë e pret Joshua Kimmich në të ardhmen? Kjo tashmë duket si një pyetje amletike, sepse mesfushori gjerman i lindur në vitin 1995 do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit. Ai ende nuk ka dhënë asnjë shenjë nëse dëshiron të vazhdojë apo jo me Bayern Munich.

Një situatë për të cilën klubi gjerman është plotësisht i vetëdijshëm, siç e ka konfirmuar drejtori sportiv Max Eberl, i cili ka zbuluar disa detaje që qarkullonin prej kohësh në Gjermani: “Joshua Kimmich mbush 30 vjeç të shtunën. Ai është lojtar i Bayernit prej gati një dekade.

Futbollistët janë njerëz me projekte të tyre të jetës dhe jo robotë. Nëse Joshua thotë se ‘verën e kaluar nuk mund ta imagjinoja ta rinovoja kontratën time, ndërsa tani ndoshta e kam në mendje në një farë mase dhe dua të mendoj për të’, atëherë për mua është plotësisht legjitime”.

Mesfushori gjerman, pra, ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Megjithatë, klubi bavarez nuk dëshiron ta vërë nën presion: “Sigurisht që e dimë se nuk mund të presim përgjithmonë, por duam t’i japim Joshua pak kohë dhe ta lëmë të reflektojë nëse Bayern Munich është klubi ku dëshiron të vazhdojë. Kjo është diçka e drejtë.

Nuk duam ta detyrojmë një lojtar të firmosë kontratë, duam që ai ta bëjë me bindje të plotë. Për ne nuk mund të veprohet me parimin: Ke dy ditë, pranoje ose lëre! Nëse i vendos këtë presion, mund të ndodhë që ai të thotë: Nëse më jep vetëm dy ditë kohë, nuk mund të marr një vendim tani, kështu që më duhet të them jo”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat