Edlir Tetova para Elbasanit: S’kemi presion, por mund të befasohemi

Futboll

Edlir Tetova para Elbasanit: S’kemi presion, por mund të befasohemi

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 12:29
Edlir Tetova

Egnatia do të luajë këtë të diel në transfertë përballë Elbasanit, ndeshjen e vlefshme për javën e 24 të Superiores. Sfida     që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, nis në orën 17:00. Në prag të këtij dueli ka folur para mediave trajneri i kampionëve në fuqi, Edlir Tetova.

Ky i fundit flet si fillim për ndeshjen në Kupë ndaj Bylisit, duke treguar që ishte e vështirë edhe pse fituan 3-1. Ndërsa për skuadrën e Elbasanit, Tetova thotë se është një skuadër e fortë dhe tifozët e tyre do të jenë një ndihmesë e madhe për ta.

“Ndeshje jo e thjeshtë me Bylisin, djemtë që zëvendësuam bënë detyrën e tyre. Janë dy fitore, kemi bërë më të mirën, por kemi 5 mungesa, duke shtuar dhe Fangajn. Kemi mungesa të rendësishme kundër Elbasanit, por skuadra ka mentalitetin e duhur për ta përballur ndeshjen. Nuk ka krahasim me Egnatian e kaluar dhe këtë tani, pasi flasim për një Egnatia prej dy vjetësh, kemi bërë shumë lëvizje, por po merr formën që duhet për të përballur kampionatin.

Nuk kemi presion, kemi të gjitha kushtet për të qenë komod dhe për të parë ndeshjen e radhës me shumë kujdes. 2025 ka filluar mirë për ne, por ka akoma ndeshje, mund të ketë dhe befasi. Fusha është një faktor, por vlen për të dyja skuadrat. Janë 5 mungesa do të preket diçka por jo shumë nga ajo që kemi bërë javës kaluar. E gjithë skuadra po impenjohet në fazën mbrojtëse dhe duam të kemi vazhdimësi në këtë pjesë. Të 4 ekipet janë konkurruese deri në fund.

Eufori jo, kërkoj vazhdimësi, asgjë ska përfunduar, do të shohim ndeshjen e radhës me Elbasanin. Janë dy ekipe të ndryshme, vjet ishim më të pjekur, këtë vit po ndërtojmë themelet për të fituar në kupë dhe kampionat. Tifozeritë janë lojtari i 12 i çdo skuadre, si tifozët tanë dhe të Elbasanit nuk do e lenë skuadrën pasi do të jetë një ndeshje e mirë. Fernando është më afër por edhe prurjet e reja po punojnë shumë”, është shprehur Edlir Tetova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat